Zelensky insiston se raketa që goditi Poloninë ishte ‘ruse’ megjithëse NATO e Polonia thonë ndryshe (fotot)

16/11/2022 20:35

Volodymyr Zelensky insistonte sot se shpërthimet fatale që vranë dy persona në lindje te Polonisë pranë kufijve me Ukrainën ishin lëshuar nga Rusia, megjithëse disa liderë botërorë thanë se origjina e tyre ishte Ukraina.

Presidenti citohej nga agjencia ‘Interfax Ukraine’ të thoshte se ‘nuk ka asnjë dyshim’ se shpërthimet që vranë dy njerëz në Poloni nuk ishin shkaktuar nga një raketë ukrainase.

“Nuk kam asnjë dyshim se nuk ishte raketa jonë”, tha ai, duke shtuar se konkluzionet e tij bazoheshin në informacionet e ushtrisë së Ukrainës të cilat “i besonte pa kushte”, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Zelensky tha gjithashtu se besonte se Ukraina duhet të ishte pranuar në vendin e shpërthimeve për të analizuar mbetjet dhe origjinën e raketës së dyshuar.

“A kemi të drejtë për grupin tonë të hetimit? Sigurisht”, tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se Kievi nuk kishte marrë oferta armëpushimi nga Rusia megjithë shqetësimet e përshkallëzimeve pas incidentit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha kësaj jave se Ukraina nuk tregon interes për bisedime paqeje me Rusinë.

Polonia ndërkohe ka instaluar gardh telash me gjemba në kufirin me territorin rus të Kaliningrad.

Ushtarët shiheshin që instalonin mbrojtjen në fashtin Szyliny për të parandaluar kalime të mundshme drejt Polonisë.

Anëtarët e NATOs kanë diskutuar përforcimin e mbrojtjes ajrore e tokësore në lindje, sipas deklaratave të zyrtarëve të Slovakisë e Lituanisë.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA