Historia e Cristiano Ronaldos dhe Manchester United duket se i drejtohet në mënyrë të pashmangshme një fundi të shëmtuar.
Gjithçka nisi në verë kur në klubin anglez u emërua trajneri Erik ten Hag që ishte i prerë në vendimin e tij për të ndërtuar një ekip pa portugezin në organikë.
Intervista e vetë Ronaldos në ditët e fundit nxorri në shesh shumë të vërteta, të paktën sipas portugezit, që u shpreh se shumë persona kërkuan ta largonin nga klubi dhe jo vetëm trajneri, për të cilin theksoi se nuk ka respekt. Fjalë të rënda për një klub si United që mesa duket tashmë ka marrë edhe vendimin përfundimtar mbi luzitanin.
A mural including Cristiano Ronaldo has been taken down from Old Trafford today.
🎥 via @footballdaily
— UtdDistrict (@UtdDistrict) November 16, 2022
Veprimi i fundit nuk lë shumë për të interpretuar teksa nga Old Trafford është larguar muralja në të cilën ishte foto e CR7. Tashmë, Ronaldo është në merkato dhe në janar pritet të ndryshojë ambient me Bayern Munich që është përfolur si një destinacion i mundshëm, por në lojë janë edhe të tjera klubi sidomos nga Premier League, ku nuk mungon interesi i Chelseat apo Arsenalit në prapaskenë.
Top Channel