Dhomat e akomodimit të tifozëve në kampionatin botëror të futbollit në Katar krahasoheshin sot nga mediat britanike me “një festival muzikor”, siç pritej të ndodhte me kritiket e eventit botëror ne vendin e vogël te shkretetires.
Rreshta tendash të bardha janë krijuar tashmë në “fshatrat e tifozëve” në pritje të turneut madhor.
Rezervimet e hoteleve në dhomat pranë zonave kryesore futbollistike kanë qenë të kufizuara, prandaj shumë tifozë kanë zgjedhur opsionet më të lira.
Pamje nga brenda tendave të bardha janë publikuar nga tifozë në rrjetet sociale dhe janë kthyer në rrjet.
Pamjet tregojnë hyrjet në dhomat e vogla ku shihen dy krevatë teke dhe një tavolinë e vogël në hapësirën që më tej duket boshe.
Shumë përdorues në rrjet i krahasonin ato me ironi me akomodimet e festivalit famëkeq muzikor të Fyre, të mbajtur në ishullin Great Exuma në Bahamas në 2017.
Festivali disa-ditor britanik ishte promovuar si event ‘i shkëlqyer’ nga reklama, por Fyre Festival nisi deshtimet njëra pas tjetrës që prej akomodimit, kaosit deri te mungesa e ushqimit.
Tendat e tifozëve në Katar që besohet se kushtojnë rreth $200 nata, janë një formë të ngjashme me ato të festivalit famëkeq.
Fans rooms in Qatar. pic.twitter.com/detQFVVkvR
— SPORTbible (@sportbible) November 15, 2022
Disa nga tendat me te madhe kanë kushte luksoze dhe pritet të presin deri në 1,000 tifozë në veri të kryeqytetit Doha.
Shqetësime ngriheshin sesi ato të do të përballojnë kushtet e këqija të motit apo stuhitë, për të cilat organizatorët thanë se kanë përgatitur ambjente mbështetëse ose zonat e hapura ku tifozët pritet të ndjekin ndeshjet.
Katari pritet të presë më shumë se një milionë vizitorë gjatë kampionatit teksa numri më i madh pritet të mbërrijë në mesin e Kupës së Botës në datat 24 e 28 nëntor, gjatë fazës së grupeve me më shumë ndeshje.
Drejtori ekzekutiv i akomodimit Omar Al-Jaber, tha se pritet që mesatarisht cdo tifoz të kalojë shtatë ditë në vend.
Por FIFA i ka përshkruar akomodimet në tenda si një ‘eksperiencë unike’ që i lejon fansave të njohin gjithashtu kulturën e Katarit dhe elementë të jetës së beduinëve të shkretëtirës.
“Akomodimet janë të të kompletuara madje me elementë shtesë në përshtatje me stilin e tendave tradicionale të Katarit.”
Organizatorët thanë se më shumë se 500 fluturime të brendshme në ditë do të shpërndajnë tifozët në qytete si Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera turistike.
Popullata e Katarit është më pak se 3 milionë banorë dhe numri total i dhomave të hotelit është më pak se 31,000. Por një total prej 130,000 janë krijuar me akomodimet alternative duke vënë në dispozicion të gjitha pronat e patundshme në vend.
Top Channel