Suedia ndryshon kushtetutën për ashpërsim të ligjeve anti-terror, siç kërkoi Turqia

16/11/2022 18:37

Parlamenti i Suedisë kaloi sot një amendament kushtetues që lejon ashpërsimin e ligjeve anti-terror, në përputhje me një kërkesë të Turqisë për pranimin e saj në aleancën ushtarake të NATO-s.

Zhvillimi vjen pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, kur Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politikat e tyre të vjetra të asnjëanësisë dhe aplikuan për bashkim në aleancë.

Turqia kishte bllokuar aplikimet e dy vendeve duke akuzuar Stokholmin se ishte kthyer në një “strehë terroristësh” prej legjislacionit të lirshëm.

Amendamenti u kalua me 278 vota në parlamentin me 349-vende, duke bërë të mundur nisjen e ligjeve të reja për “kufizimin e lirive për çështjet e terrorizmit”.

Komisioni parlamentar suedez vendosi për “shtim të dënimit për pjesëmarrje në organizata terroriste” ku Turqia shpreson të përfshihet dhe Partia Punëtore Kurde PKK, e jashtëligjshme në shumë vende perëndimore.

Gjatë vizitës së javës së kaluar në Ankara, kryeministri suedez Ulf Kristersson i përshkruante ndryshimet e nisura si “një hap i rëndësishëm”, në prani të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në Suedi amendamentet kushtetuese duhet të aprovohen dy herë nga dy të tretat e parlamentit me një palë zgjedhje të përgjithshme të mbajtura në mes, çka u krye në prill.

FOTO GALERI
2/3
Gjatë vizitës së javës së kaluar në Ankara, kryeministri suedez Ulf Kristersson i përshkruante ndryshimet e nisura si "një hap i rëndësishëm", në prani të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Top Channel