Media britanike Financial Times i ka dedikuar një artikull emigrimit të shqiptarëve në ishull.
Paga mesatare mujore në Shqipëri, është 60 mijë lekë ose 450 paund në muaj, sipas INSTAT.
Megjithatë, në zonat e thella rurale si Kukësi, rrogat mund të jenë dukshëm më të ulëta, e shumë njerëz, arrijnë t`ia dalin mbanë vetëm përmes punëve shtesë që nuk pasqyrohen në statistikat zyrtare. “Kontrasti midis mundësive ekonomike në luginat e largëta si Kukësi dhe Mbretërisë së Bashkuar është i thellë”, shprehet për “Financial Times” Edval Zoto, një konsulent i pavarur që drejton një program të ri të financuar nga qeveria britanike në rajon.
“Institucionet në Kukës janë braktisur, shprehet ai. Shkollat e ndërtuara për 300 fëmijë tani kanë vetëm 50. Punët zhduken, e bashkë me to, edhe mbështetja e sigurt për familjet. Universiteti i Tiranës e mbylli degën e tij lokale. Nuk ka ngritje në karrierë. Nuk ka vizion për jetën në këtë vend”, pohon me tej.
Të rinjtë, vazhdon Zoto, tundohen nga bota e parave të lehta që portretizojnë trafikantët me imazhe e video, pjesë e një fushatë mjaft të sofistikuar në mediat sociale në Instagram dhe TikTok.
“Me pak agjentë të fshehtë në Kukës, mëson kë duhet të telefonosh. Megjithatë, po flasim për 1 milion refugjatë. Ky është një komunitet i vogël”, citon shkrimi fjalët e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, thekson Financial Times, gjatë qeverisjes së Ramës, bandat shqiptare e forcuan traditën disa dekadëshe të kultivimit dhe eksportit të kanabisit dhe kanë krijuar një rrjet të fuqishëm global trafikimi, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA.
Top Channel