“Shansi për të thyer mallkimin”, legjenda braziliane: Neymar na rikthen në majë

16/11/2022 21:03

Legjenda e Brazilit, Cafu, në një intervistë ka folur për Botërorin në Katar që nis së shpejti, dhe në lidhje me ambiciet e Selecaos së Tite, të udhëhequr nga ylli Neymar.

Ish futbollisti i Milanit dhe Romës beson se Brazili në këtë Botëror mund ti japë fund hegjemonisë së Kombëtareve Europiane.

“Kupa e Botës në Katar është rasti perfekt për të thyer dominimin europian. Ky është momenti më i mirë për Brazilin që të thyejë mallkimin dhe të fitojë titullin. Argjentina dhe Brazili janë dy favoritë! Kanë një potencial të madh për të fituar turneun. Fakti që Brazili nuk fiton një titull prej 20 vitesh ka pak efekt për tifozët, por besoj se këtë vit Brazili mund të kthehet i madh.

Me Neymar në formë, kemi mundësi shumë të mira për të fituar Botërorin pasi është një lojtar që ka rëndësi në fushë. I mbajmë shpresat te talenti i tij, edhe pse duhet thënë se nuk luan i vetëm. jam i sigurt se do të motivojë të tjerë lojtarë“. Në lidhje me pretendentët e tjerë të mundshëm Cafu shprehet.

“Belgjika, Danimarka, Portugalia dhe Serbia edhe pse mund të duket e çuditshme. Serbia u kualifikua e para në grupin e saj. Kanë bërë shumë mirë në eleminatore. Kanë një skuadër të fortë dhe mund të luajnë përballë çdo kundërshtari. Edhe Franca do të jetë shumë e fortë, si në Botërorin e fundit”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA