Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë për dhimbjen që ai dhe bashkëshortja e tij përjetuan pas humbjes së djalit të tyre të porsalindur dhe se si kjo ka ndikuar tek fëmijët e tjerë të tyre.
Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo zbuloi se ai dhe familja e tij flasin çdo ditë për Ángel , emri i foshnjes.
“Fëmijët fillojnë të thonë ‘Mami, ku është bebi tjetër…'”, tha ylli i futbollit.
“Le të jemi të drejtë dhe le të jemi të sinqertë me fëmijët, le të themi se, Ángel, që është emri i tij, shkoi në Parajsë. Unë nuk do t’i gënjej fëmijët e mi, unë them të vërtetën, që ëhtë një proces i vështirë”, tha ai.
Ronaldo tha se fëmijet e kuptojnë pasi thërrasin ‘babi e bëra këtë për Angel’ dhe drejtonë gishtin drejt qiellit. Atleti rrëfeu se humbja ishte një nga momentet më të vështira që ai ka kaluar që nga humbja e babait të tij në vitin 2005, duke thënë se si ai luftoi për të mbijetuar binjakun tjetër.
“Kurrë nuk jam ndjerë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtin moment”, pranoi Ronaldo. “Nuk jam ndjerë kurrë kështu . Është e vështirë të shpjegohet.”
37-vjeçari dhe Georgina Rodríguez, 28 vjeç, njoftuan se prisnin binjakë në tetor 2021. Në prill, çifti zbuloi se vajza e tyre kishte lindur , por djali i tyre ndërroi jetë gjatë lindjes .
Përveç vajzës së tyre të porsalindur, Bella , Ronaldo dhe Rodríguez kanë një vajzë 5-vjeçare, Alana Martina. Alumi i Manchester United është gjithashtu baba i djalit Cristiano Jr., 12 vjeç, dhe binjakëve 5-vjeçarë, vajzës Eva dhe djalit Mateo .
Top Channel