Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka reaguar për herë të parë për raketat që ra në fshatin Përzedvodov, pranë kufirit me Ukrainën që lanë të vdekur dy persona.
Ai tha për mediat mëngjesin e sotëm se hetimi po vazhdon, pasi nuk mund të thuhet saktësisht se kush qëlloi. Kreu I shteti polka tha se me shumë mundësi ishin raketa të hedhura nga Rusia, por është ende e pakonfirmuar.
“Një hetim është duke vazhduar në vend, është e mundur që hetime të mëtejshme do të kryhen me pranimin e forcave aleate. Ne e dimë shumë mirë se ka pasur një sulm me raketa ruse në Ukrainë gjatë gjithë ditës, por nuk kemi prova përfundimtare të kush e gjuajti atë raketë. Me shumë mundësi ishte prodhim rus”- tha presidenti polak Andrzej Duda.
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta, duke qenë se Polonia është vend anëtar i NATO-s.
NATO-ja paralajmëroi për të mërkurën një takim urgjent. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se raketat që ranë në Poloni, u hodhën nga Rusia.
Ministria ruse e Mbrojtjes e mohoi çdo përgjegjësi, ndërsa vetë Polonia, në anën tjetër, rriti gatishmërinë e disa forcave ushtarake.
Autoritetet e këtij vendi bënë thirrje për qetësi dhe thanë se nuk mund të përcaktojnë ende se prej nga u hodhën raketat.
Top Channel