Një 21-vjeçar në Dibë ka plagosur me arme aksidentalisht një të mitur 15-vjeçar.
21-vjeçari me iniciale K.V., në fshatin Ceren në njësinë administrative Kala e Dodës, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjecari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë, me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin, si dhe një sasi municioni luftarak.
Autori u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.
Gjithashtu, nisi hetimi në gjendje të lirë, për A. L., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel