Ardian Ismajli është padyshim një nga kuqezinjtë më në formë, pasi po bën një performancë të shkëlqyer këtë sezon në Serinë A dhe mbrëmjen e sotme ishte pikërisht ai që shënoi golin e avantazhit momental të Shqipërisë në miqësoren ndaj Italisë.
Pas sfidës, Ismalji u ndal para mikrofonit të SuperSport, ku tregoi emocionet e golit dhe falënderoi shokët e skuadrës për atë që dhanë në fushën e lojës.
A e prisnit një gol ndaj Italisë?
Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi luftuar deri në fund dhe kemi dhënë maksimumin, çka është e rëndësishme në futboll. E kam pritur golin të them të drejtën, pasi jam në formë të mirë dhe më vjen mirë që erdhi pikërisht mbrëmjen e sotme.
Çfarë ndodhi, që avantazhi u përmbys shumë shpejt?
Pas golit na kapi pak euforia. Goli i parë i Italisë ishte pak me fat, ndërsa i dyti me kundërsulm. Me punë mund t’i shmangim këto gabime dhe të përmirësohemi edhe më shumë.
A mendoni se kjo ndeshje mund të jetë një kartolinë e Ismajlit për të ardhmen?
E rëndësishme është që unë të punoj sa më shumë e të përmirësohem, pasi të gjithë të tjerat do të vijën vetë më pas.
Top Channel