Gary Cahill është tërhequr nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Qendërmbrojtësi veshi 61 herë fanellën e kombëtares angleze, duke gjetur në pesë raste rrugën e rrjetës.
Vitet më të bukura të karrierës i kaloi te Chelsea, ekip me të cilin fitoi 8 trofe, mes tyre Champions League dhe dy herë titullin, gjatë shtatë viteve të kaluara në “Stamford Bridge”.
Cahill luajti gjatë karrierës së tij edhe me skuadra si Aston Villa, Burnely, Crystal Palace, Bournemouth, Bolton dhe Sheffield United.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, mbrojtësi anglezh bëri publik vendimin për ta mbyllur me futbollin aktiv. ”Futbolli është një lojë që më ka dhënë kaq shumë gëzim dhe suksese.
Kam vendosur të tërhiqem, sepse kam dhënë gjithçka nga vetja dhe ajo që mund të jepja”, deklaroi Gary Cahill, i cili qëndronte pa skuadrës prej muajit korrik.
Top Channel