Akuza për Ballukun/ Deputetët e opozitës: Po mbron arabët e ‘Offshore’ për të shitur shqiptarët

16/11/2022 19:38

Porti i Durrësit ka përplasur sërish opozitën dhe mazhorancën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Opozita akuzon qeverinë se pas këtij projekti fshihet një kompani offshore, duke e cilësuar këtë investim një aferë korruptive, akuza që janë hedhur poshtë nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Përse i është dhënë një shoqërie, e cila është një shoqëri së cilës nuk i dihet se kush është pronari”, tha deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Nuk ka as offshore, dhe asgjë tjetër nga pas”, u përgjigj ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Afera të ngjashme vetë Komisioni Europian i ka marrë në analizë dhe ka thënë: duhet domosdoshmërisht të ketë garë”, tha Aliebeaj më tej.

“Kanë filluar shitjet pa kaluar marrëveshja në këtë parlament, pa kaluar marrëveshja në këtë Komision. Jemi bërë si Sudja zonja ministre. Ky është sensi që keni ju ndaj ligjshmërisë”, tha Helidon Bushati.

Opozita shkon deri aty sa ngre hije dyshime duke mos përjashtuar mundësinë e pastrimit të parave përmes këtij projekti që sipas saj është bërë në mungesë transparence të plotë.

“Mund të jemi përpara një lavatriçeje të stërmadhe zonja ministre. Nuk di kush janë aksionerët sot, por di se kush mund të bëhet nesër…”, tha Helidon Bushati.

“Ka dy-tre vite që flitet për këtë projekt, grupi negociator tha ka punuar 12 muaj, as 12 ditë mos t’i lihet ligjvënësve për t’i diskutuar këto probleme? Të ishte bërë në transparencë dhe në garë ndërkombëtare sepse për aq para sa ju thoni… janë 80 milionë euro investim”, shprehet Flamur Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA