Foto ilustruese

Një 80-vjeçar që udhëtonte me një karrocë që tërhiqej nga kafshë pune në Maliq ka mbetur i plagosur pasi është përplasur me një automjet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në aksin rrugor Korçë-Liqenas, në afërsi të fshatit Zvezdë.

Automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale A. K., 27 vjeç është përplasur me karrocën. Për pasojë u lëndua i moshuari me iniciale A.A., i cili është dërguar në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj shoferit të makinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA