“E alarmuar nga raportet për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës”, shkruan ajo në një postim në Twitter.
“Shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas”.
Dy raketa me gjasë ruse të nisura drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy persona.
Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por kryeministri polak Mateusz Moraëiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të “situatës urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda. Edhe pentagoni ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në lidhje me rastin.