Kina ka njoftuar se fundmi se ka ndezur magnetin më të fuqishëm të ndërtuar ndonjëherë në tokë, me qëllim “kryerjen e kërkimeve shkencore në laborator”.

Laboratori i akademisë së shkencave kineze në qytetin e Hefei raporton se ka gjeneruar një fushë magnetike të stabilizuar me fuqi 45.22 tesla, e cila është më shumë se 1 milionë herë më e fortë se ajo e Tokës.

“[Impjanti në Hefei] është kthyer në fushën më të lartë magnetike që mund të përballojë kërkim shkencor në botë”, shkruan laboratori në deklaratën e tij.

“Rekordi mëparshëm u vendos nga laboratori kombëtar në SHBA në 1999, magneti i të cilit gjeneroi 450,000 gauss [45 tesla] dhe ruajti supremacinë për 23 vjet,” shtohej më tej.

Krijimi u fushave të fuqishme magnetike është shumë i vështirë pasi kërkohen sasi të mëdha energjie dhe forca që prodhohet është e mjaftueshme për të zhvendosur një aeroplanmbajtëse, shkruajnë studiuesit.

Profesor Kuang Guangli, drejtues i fushës magnetike, ka thënë se grupi kishte krijuar një magnet 40-tesla në vitin 2016, por “nuk ishin të kënaqur” me të.

Pas vitesh studimi për krijimin e strukturës së magnetit, krijimit të materialeve të reja dhe optimizimit të procesit “më në fund realizuam arritjen teknologjike,” tha Kuang said.

“Laboratoret e fushave të forta magnetike janë të rralla në vendin tonë dhe u deshën rreth  për t’u kthyer në një lider”, tha Kuang duke shtuar se grupi është i emocionuar për rrugëtimin që i pret në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/3
Laboratori i akademisë së shkencave kineze në qytetin e Hefei raporton se ka gjeneruar një fushë magnetike të stabilizuar me fuqi 45.22 tesla, e cila është më shumë se 1 milionë herë më e fortë se ajo e Tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA