Publikohet fytyra e milionerit të arratisur pas vrasjes së studentes norvegjeze 14 vjet më parë në Britani (fotot)

15/11/2022 16:35

Autoritetet britanike publikonin sot fotot e birit të arratisur të milionerit Farouk Abdulhak që u arratis nga Londra pas vrasjes së Martine Vik Magnussen rreth 14 vjet më parë.

35 vjeçari Abdulhak, tashmë me syze e me mjekër nuk ngjan më fare me të riun ‘playboy’ të cilin policia kërkonte si fajtor për vrasjen makabre të studentes 23 vjeçare norvegjeze Martine në vitin 2008.

Abdulhak është tashmë i dyshuar kryesor për vrasjen që policia britanike thotë se është “jashtë jurisdiksioni të saj” pasi besohet se ndodhet në Jemen, ku i ati është një biznesmen i pasur.

Imazhet e reja të Abdulhak janë marrë nga një dokumentar i ri për ngjarjen me titull “Martine: Në ndjekje të drejtësisë”.

Miqtë e familjarët e tij pretendojnë se Abdulhak nuk largohet kurrë nga shtëpia dhe kur e bën është i shoqëruar nga roje sigurie.

Në kohën e ngjarjes së rëndë Abdulhak e Martine studionin të dy në shkollën e biznesit ‘Regent’s Business’, në Londër.

Miqtë thonin se Abdulhak ishte i magjepsur nga Martine por ajo nuk këmbente ndjenjat e tij dhe kishte refuzuar kur ai kishte tentuar ta puthte.

Ata ishin mes një grupi studentësh që shkuan në barin e njohur Maddox më 13 mars 2008, kur përfunduan provimet.

Martine dhe shoku i saj i klasës Abdulhak kishin qëndruar në bar pas largimit të të tjerëve për t’u larguar më pas rreth orës 3.20 të mëngjesit, kur është dhe hera e fundit që vajza u pa e gjallë.

Ditën tjetër pas zhdukjes së Martine policia kontrolloi apartamentin e  Abdulhak ku e gjetën të vdekur, te zhveshur nën një pirg rrobash me shenja plagësh në fytyrë e në trup.

Disa orë pas vrasjes së saj Abdulhak kishte marrë një fluturim drejt Kairos dhe prej aty me avionin privat të babait ishte nisur për në Jemen.

Babai i tij Shaher Abdulhak është tregtar mallrash dhe ka marrë koncesionet e para bankare, te  Coca-Cola e Mercedes në vend.

Familja e Martine kanë lobuar me politikanë norvegjezë e britanikë për të siguruar drejtësi për vdekjen e bijës së tyre.

Nëna e të ndjerës Kristin Vik: “Ata pretendojnë se kanë bërë sa munden por unë nuk e besoj, unë e di që cështjet e ekstradimit janë të vështira.

“Ka elemente politike në këtë çështje, por herët e vonë një vendim duhet të merret”.

Jemeni ka ofruar të ndjekë çështjen kundër Abdulhak dhe insiston se atij nuk i janë dhënë

Babai i Martine, Odd Petter Magnussen tha: “Nuk mund të jesh mbi ligjin duke kaluar një kufi, unë dua të bëj që ai të kthehet në Britani, nëse kjo ndodh do të jetë një sinjal i rëndësishëm për kriminelët ndërkombëtarë”.

FOTO GALERI
2/7
Abdulhak u arratis nga Londra pas vrasjes së Martine Vik Magnussen rreth 14 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA