Dy raketa ruse të nisura, me gjasë drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy personave sipas mediave vendase. Lajmin e përcjellë nga stacioni televiziv polak Zet e konfirmuan edhe ekipet lokale zjarrfikëse.
Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por CNN kryeministri polak Mateusz Morawiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të një “situate urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda.
Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Pentagonit. Sekretari për shtyp i departamentit amerikan të mbrojtjes, gjeneral brigade Pat Ryder pohoi se Shtetet e Bashkuara janë në dijeni të raporteve se dy raketa ruse kanë goditur një zonë brenda Polonisë, në afërsi të kufirit me Ukrainën, por nuk ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.
Për cdo rast, Shtetet e Bashkuara tha ai, janë gati të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. SHBA-ja është shumë e bindur tek forca e saj mbrojtëse në Europë, shtoi ai. Në të njëjtën linjë ishte dhe deklarata e ministrisë së jashtme të Estonisë, e cila njoftoi gatishmërinë për të mbrojtur cdo pëllëmbë territori të aleancës.
“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Twitter.
Mbretëria e Bashkuar po ashtu njoftoi se janë duke i hetuar të tilla raportime dhe po komunikojnë me aleatët për cdo zhvillim të situatës. Nëse konfirmohet, ky mund të përbëjë një precedent tejet të rrezikshëm të konfliktit, sepse do të shënonte të parën herë që një vend i NATO-s goditet nga Rusia, e mund të kërkojë aktivizimin e nenit 5 të Paktit të Atlantikut, që parashikon angazhimin ushtarak nëse rast se sulmohet një vend i vetëm i aleancës.
Moska sakaq ka mohuar të ketë gisht, dhe e quajti këtë një provokim qe synon pershkallezimin, duke theksuar se kurrë nuk ka lëshuar raketa në zonën në fjalë.
Top Channel