Propozimi për “Yllin” e City-t: Më mirë të huazohet tek ne sesa të luajë golf

15/11/2022 12:55

Haaland, në huazim për 28 ditë në kategorinë e 7-të të futbollit anglez. Ideja, siç raportojnë mediat britanike, është e Achton United, që zyrtarizoi propozimin nëpërmjet profilit të klubit në Twitter.

Kuraja, natyrisht, nuk u mungon. Duke marrë në konsideratë se Haaland është një ndër lojtarët e paktë t City-t që nuk janë të grumbulluar për Botërorin e Katarit, klubi diletant propozon që ta mbajë në formë, në mënyrë që ta kthejë te Guardiola në gjendjen optimale për rifillimin e kampionatit.

Trajneri Michael Clegg e konsideron një propozim që ka sens.

“City nuk do të luajë, Haaland nuk do të zbresë në fushë, dhe ne mund të ndihmojmë për ta mbajtur Erlingun në formë. Është më mirë që të luajë futboll sesa golf në javët e ardhshme. Mendojmë se mbërritja e tij do të ishte perfekte si për të ashtu dhe për skuadrën tonë, edhe pasi do t’i përshtatej shumë mirë stilit të lojës së Achton”.

Në këtë mënyrë, tek Achton presin një përgjigje, edhe pse ky është një propozim që ka brenda më shumë shpresë sesa pritshmëri. Haaland dhe klubi i tij kanë të tjera programe. Te City duan të shfrytëzojnë në maksimum këto 7 javë të pauzës për ta pasur në formën më të mirë në fazën e dytë të sezonit. Siç bën të ditur e përditshmja spanjolle AS, futbollisti do ta shfrytëzojë pauzën në Marbella, vendim ky jo i rastësishëm, por i diktuar nga dy faktorë. Duke u larguar nga dimri anglez, për t’u stërvitur në një klimë më të favorshme dhe në të njëjtën kohë mund ta shfrytëzojë qytetin për të perfeksionuar spanjishten në mënyrë për të kuptuar më mirë këshillat e trajnerit dhe të komunikojë si duhet me gjithë stafin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA