Një kampion bote për Milanin: Më pëlqen të luaj me Giroud

15/11/2022 10:16

Merkatoja e futbollistëve nuk ndalet as gjatë Kupës së Botës. Milani mund ta shfrytëzojë për të bërë një goditje të madhe me ndihmën e Olivier Giroud.

Sulmuesi francez do të jetë i grumbulluar me përfaqësuesen e tij në Katar dhe do të ketë mundësi të komunikojë nga afër me Benjamin Pavard, mbrojtës i Bayerit dhe kampion në fuqi i botës me Francën. Ai do të përpiqet ta bindë që të largohet nga Bundesliga për t’u transferuar në Serinë A:

“Kam luajtur në Gjermani prej shtatë vitesh, kam fituar gjithçka me Bayernin. Luaj për të fituar dhe jam në dispozicion për të vlerësuar projekte të reja interesante, por si qendërmbrojtës”, – deklaroi Pavarad për “Gazzetta dello Sport”.

Francezi është i hapur për t’iu bashkuar Milanit, e tregon edhe nga bisedat që ka pasur e Giroud;

“Olivier më thotë gjithmonë se Italia është një vend që jeton 100% me futbollin. Ai më tregoi për magjinë e derbit, festën e madhe për Scudetton. Do të doja shumë të luaja me të edhe sepse ai është një mik i madh. Do të shohim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA