Kombëtarja shqiptare e futbollit është duke u përgatitur për miqësoret me Italinë që do të zhvillohet këtë të mërkurë në orën 20:45 në “Air Albania” dhe ajo ndaj Armenisë që do të luhet në datën 19 nëntor dhe që do të transmetohet në “SuperSport 2”.
Në ditën e dytë të stërvitjes së “kuqezinjve” kanë qenë prezent të gjithë lojtarët përveç Abazajt i cili duket se ende nuk është në gjendje optimale, ditën e djeshme probleme shfaqi edhe Armando Broja, ndonëse jo shumë serioze, dhe për këtë arsye trajneri Edoardo Reja ftoi në grup dy sulmuesit e Partizanit që bën shumë mirë edhe ndaj Bylisit në kampionat, Skukën dhe Carën.
Në ndeshjen me Italinë në skuadër do të jetë edhe Myrto Uzuni, i cili është lejuar nga Granada që të jetë në vetëm këtë miqësore të “kuqezinjve”.
Ndërkohë te vetmit që nuk mundën të bashkoheshin me Kombëtaren janë Ivan Balliu dhe Berat Gjimshiti, me dy lojtarët që nuk u lejuan nga Rayo Vallecano dhe Atalanta që të ishin në këto sfida.
Top Channel