Qindra fëmijë jetimë të strehuar në institucionet e kujdesit shpesh herë përballen me rreziqet e abuzimeve të ndryshme.

Të dhunuar, të keqtrajtuar, të abuzuar seksualisht, të papërgatitur në aspektin arsimor dhe edukativ, ata kontribuojnë më së miri në statistikat e rritura të analfabetëve funksionalë në vend.

Në puntatën e kësaj të marte, Inside Story zbulon histori abuzimi dhe keqtrajtimi në shtëpitë e fëmijës.

Dëshmi tronditëse, fakte dhe përjetime makabre që i kanë bërë fëmijët të kenë trauma të përhershme. Të kequshqyer dhe pa asistencë. Janë dhjetëra mijë fëmijë jetimë me nevojë për mbështetje. Një pjesë shumë e vogël marrin asistencë sociale e cila mbulon vetëm 5% të nevojave të tyre.

Tablo që vërteton se reforma e decentralizimit të institucioneve dhe deinstitucionalizimit të fëmijëve ka dështuar.

Ndiqeni sonte në Inside Story, “Jetimë të keqtrajtuar”, ora 21:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA