Kryesia e PD-së miraton kandidatët për primaret në 26 bashki, shtatë demokratë në garën për Tiranën (Lista)

15/11/2022 17:35

Shtatë kandidatë do të garojnë me njëri-tjetrin në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës.

Në garë janë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkorçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda.

Në Elbasan, kandidati i vetëm është Luciano Boçi. Edhe në Shkodër, kanditaturën për primaret e ka shpallur vetëm Bardh Spahija.

Për Durrësin janë në garë Armand Dervshi, Fatjon Kosta dhe Igli Cara.

Në Librazhd Agron Mekshi, Arjanit Leka, Mereme Zeneli, Shaqir Kuka, Shefki Çota, Ndriçim Lila.

Në Përrenjas Mehdi Leka dhe Suzana Topi.

Për Gramshin garojnë Hasim Çekrezi dhe Kodhel Çala.

Në Peqin, Albert Kurti dhe Mustafa Pashja.

Në Belsh, Bedri Qypi dhe Dritan Cani.

Në Berat Kejdi Spahiu, Sazan Guri dhe Zija Ismail.

Në Lushnjë Eduart Sharka, Erion Kerçuku dhe Eurion Iliazi.

Në Patos, Ardian Rama, Gazment Halimi dhe Sofie Alushaj.

Në Mallakastër, Neim Begaj dhe Resmi Shanaj.

Në Roskovec, Dhurata Malka, Nazar Plaka, Erdit Hazizaj.

Në Divjakë, Aurel Malko dhe Gjergj Janko.

Në Korçë, Entela Dvorani, Gjergji Gjata dhe Ledina Alolli.

Në Maliq, Alfred Beberi dhe Alfred Gega.

Kandidati i vetëm për Kukësin është Atmir Sinamati.

Në Tropojë, Besnik Dushaj, Feride Rahmanaj, Mimoza Hardajmataj, Xheme Nezaj dhe Jordan Memia.

Në Has garojnë Bledar Lushi, Miftar Dauti dhe Nazlie Laçi.

Në Vlorë, Alta Haluci, Hysmni Sharra, Luman Kapaj dhe Nada Daullja.

Në Selenicë, Bejto Alliaj, Dhurata Meçorapaj, Leonard Rakipaj, Jani Dapaj Klajdi Runaj dhe Sezai Balilaj.

Në Delvinë, Bati Çuçuri, Hasan Alizoti dhe IIir Mehmeti.

Në Sarandë, Ardit Cikuli, Armand Magllara, Robert Haxhi, Spiro Vaso dhe Ilir Nikollo.

Në Konispol, Aleksandër Loloshi dhe Fatmir Shero.

Në Shijak, Agim Rameta, Fabardh Gjata, Arstrit Hoxha dhe Ilner Vora.

Këta janë kandidatët e miratuar në 26 bashki, ndërkohë që nesër Kryesia pritet të mblidhet sërish.

PD- ja garon e ndarë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, ndërsa negociatori I grupit të Berishës, Paloka tha se nuk ishte kusht njohja e Berishës kryetar. Ky i fundit madje se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim.

Top Channel