Simeone ja fut vrapit pas mbylljes se ndeshjes, nuk takon as Hansi Flick, nxitoi për tek dhoma e zhveshjes 09/04 01:56
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë të mërkurë një miqësore “luksi”, ndërsa përballë do të ketë përfaqësuesen e Italisë.
Siç duket nga videoja e siguruar nga Top Channel, ekipi italian ka mbërritur në kryeqytet pranë stadiumit, të cilin po e vizitojnë këtë mbrëmje.
Mësohet se të gjitha biletat për këtë takim janë shitur, pra “Air Albania” është “sold out”.
Kjo është hera e parë që nga ndeshja ndaj Polonisë më 12 tetor të 2021 që stadiumi do të jetë i mbushur në një ndeshje të Kombëtares, pra pas më shumë se një viti.
Top Channel