Rasti në fjalë është trajtuar nga “Shoqata në dobi të gruas” dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

Inside Story disponon edhe një dokument të lëshuar nga spitali psikiatrik, të referuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ku evidentohen diagnozat e fëmijës. Sipas dokumentit, vajza shtrohet për herë të tretë në mjediset e spitalit psikiatrik për fëmijë për shkak të sjelljes agresive.

Diagnoza e shtrimit citohet çrregullim sjellje, kurse e daljes pas një muaji qëndrimi në spital “Çrregullim i stresit postraumatik kronik”. Aktivistët e shoqërisë civile që kanë ndjekur rastin nga afër, shprehin bindje se ndaj vajzës është abuzuar, por, institucionet e kanë mbuluar skandalin.

“Fëmija ishte shumë problematik dhe identifikojmë që ishte abuzuar seksualisht në moshën 9-vjeçare. U provua. Fëmija sot është në gjendje shumë të rëndë psikologjike, shëndetësore me diagnoza shumë të rënda. Nëna bëri kallëzime, nuk pati sukses. Dhe është tërhequr, edhe ne u tërhoqëm sepse nuk ishim të aftë ta çonim deri në fund këtë betejë që ishte shumë e fortë. Që duheshin faktuar me shembuj konkretë dhe të filmuara. Ndërsa ngjarja ishte zhvilluar disa vite më parë se vajza të denonconte. Këto denoncime iu gjendën vajzës në telefonin e saj”, u shprehSevim Arbana, aktiviste e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”.

Top Channel