Fotot/ Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar

15/11/2022 15:36

Shqiptari Dine Hetaj është arrestuar mëngjesin e sotëm me një sasi të madhe armësh në banesë në Suboticë të Serbisë.

36-vjeçari dyshohet se është anëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar.

Sipas informacioneve operative, Hetaj i njohur ndryshe si Dino është anëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar që merret me kontrabandën e armëve dhe narkotikëve, me në krye Valjon Arifaj nga Prizreni.

“Anëtarët e MPB-së, Grupi Operativ Goditës, Detashmenti i Xhandarmërisë së Novi Sadit dhe Drejtoria e Policisë së Suboticës kanë arrestuar D.H. , posedim, mbajtje dhe trafikim të armëve dhe lëndëve shpërthyese”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku jeton i dyshuari, policia gjeti tre çanta udhëtimi me pesë pushkë automatike, disa pistoleta, 510 fishekë dhe 4100 euro para cash.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka transportuar edhe emigrantë të paligjshëm drejt Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

I dyshuari tani është në paraburgim deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel