22/12 09:53
Romelu Lukaku është gati për të nisur punën me Belgjikën për Kupën e Botës në Katar.
Sulmuesi i Interit, i cili po rikuperohet nga një dëmtim, ende rrezikon të jetë jashtë Botërorit. Për më tepër, belgu udhëtoi pa bërë një rezonancë magnetike, që do të përcaktonte nëse ishte shëruar plotësisht.
Çështja është se trajneri i Belgjikës, Roberto Martínez, ka vend për manovrim, pasi deri në datën 22 nëntor mund të bëjë ndryshime në listë.
Në përfaqësuesen belge thonë se Lukaku do të testohet dhe nuk do të jetë i disponueshëm për miqësoren parapërgatitore apo në debutim kundër Kanadasë. Ata shpresojnë se 15 ditët do t’i mjaftojnë Lukaku për t’i ardhur më pas në ndihmë Belgjikës…/ Super Sport
Top Channel