Çmimet që vend bordi i transparencës së naftës janë gjithmonë shumë më të larta se çmimet e naftës që shitet në vendet fqinje, përfshi edhe Kosovën e cila një pjesë të naftës e merr nga Porti i Durrësit.

Mbajtja e çmimeve në nivele të larta edhe pse çmimi i naftës më makinat në burse ulet, ka shtuar zërat për abuzim me çmimin.

“Ju drejtoni Bordin e Transparencës së hidrokarbureve. Vendimet që merr ky Bord duket se favorizojnë kompanitë e shitjes së karburantit në vendin tonë dhe jo qytetarët, pasi çmimet që ju vendosni nuk reflektojnë lëvizjen reale të çmimit që ndodh në bursë”, pyeti gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ministren.

“Unë ju sfidoj ju dhe këdo tjetër të vërtetoni atë që mediat kanë thënë dhe kanë rithënë në raste të përsëritura. Ju supozoni që Bordi merr vendime jo në bazë të ecurisë së bursës, por në bazë të interesave, të cilat në fakt janë inekzistente. Që në fillimin e operimit të Bordit, ne kemi ulur marzhet e tregtimit të hidrokarbureve dhe këto efekte janë të llogaritshme nga çdo qytetar dhe çdo ekonomist që mund të kërkojë informacione. Ne kemi ulur marzhin ndjeshëm, më shumë se sa në gjysmë të marzheve që operoheshin një vit më parë”, u përgjigj Ibrahimaj.

Nga ana tjetër, ju thoni që nuk reflektojmë çmimet e bursës. Ju mund t’i referoheni çmimeve të bursës së naftës bruto, të cilët kanë luhatje të ndryshme nga çmimet e bursës të cilës ne i referohemi, ku kompanitë shqiptare tregtojnë dhe me çmimin që ato e blejnë. Ne përdorim çmimet Platts sp dhe mbi atë çmim aplikojmë marzhet e fitimit, taksat dhe një element shumë të rëndësishëm i cili nuk kalkulohet asnjëherë dhe nuk merret në konsideratë është dhe ecuria e kursit të këmbimit. Hidrokarburet kryesisht tregtohen në dollarë dhe ju me siguri e dini që gjatë këtij viti leku shqiptar është vlerësuar ndaj dollarit, për hir të gjithë funksionimit të tregjeve ndërkombëtare. Pra, një element i rëndësishëm, i cili kalkulohet çdo ditë në kalkulimet e çmimeve të bursës është dhe kursi i këmbimit.

Ndërkohë që në bursa, çmimi i naftës për makina ka rënë ndjeshëm, por kjo nuk po reflektohet menjëherë në uljen e çmimit të naftës me pakicë për shqiptarët

Top Channel