Tite: Brazili im është favorit kryesor për të marrë trofeun e Katar 2022

14/11/2022 16:34

Trajneri i Brazilit, Tite ka folur së fundmi për Kupën e Botës Katar 2022 dhe se cila skuadër sipas tij është favorite për ta fituar.

“Ne jemi ndër favoritët, është historia jonë dhe kemi cilësi për t’i shfrytëzuar. Besoj se ndër favoritët janë edhe Franca, Argjentina, Anglia, Belgjika, Gjermania, Portugalia dhe Spanja me një brez të ri talentesh. Dhe më pas mbani një sy te Holanda, Danimarka dhe Senegali”, deklaroi ndër të tjera Tite./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA