Talibanët në Afganistan urdhërojnë kthimin e dënimeve ‘trupore’ sipas ligjit islamik Sharia

14/11/2022 16:53

Lideri taliban i Afganistanit Haibatullah Akhundzada ka urdhëruar sot gjykatësit e vendit të japin dënime sipas ligjeve islamike të për krime të caktuara, duke përfshirë dhe gjymtime publike dhe goditje me kamzhik apo gurë.

Zëdhënesi i kryetarit tha se për krime si grabitje, pengmarrje dhe nxitje kryengritjeje, do të jepen dënime sipas interpretimit të ligjit islamik Sharia.

Kur erdhën për herë të parë në pushtet në vitet 1990-të, Talibanët ishin dënuar nga Perëndimi për aplikimin e dënimeve të tillë, ku përfshiheshin dhe ekzekutime publike.

Në rikthimin e tyre te vjetshëm në pushet ata kishin premtuar tregoheshin të moderuar, por prej atëherë grupi islamist ka gjymtuar liritë personale, sidomos ato të grave.

Lideri i  Talibanit tha sot se gjykatësit duhet të dënojnë kriminelët sipas ligjit Sharia, nëse krimi i kryer shkel rregulla të tilla.

Zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha dje se urdhëresa e re është e detyrueshme  pas takimit të Mullah Akhundzada me një grup gjykatësish.

“Ekzaminoni me kujdes dosjet e grabitësve, pengmarrësve dhe kryengritësve,” citonte Mujahid të ishte thënë nga Akhundzada.

Krimet e sakta dhe dënimet përkatëse nuk janë publikuar ende nga zyrtarët, por një lider fetar vendas tha për BBC se sipas ligjit Sharia, penalitetet përfshijnë gjymtime, goditje kamzhiku dhe goditje me gurë.

Zhvillimi vjen pas disa kufizimeve të lirive të njeriut në vend nga autoritetet, sidomos ndaj grave për të cilat është kufizuar aksesi në jetën publike, duke u ndaluar nga parqet, banjat publike apo palestrat.

Numrat e grave në këto ambjente ishin gjithsesi të vogla.

FOTO GALERI
2/3
Zhvillimi vjen pas disa kufizimeve të lirive të njeriut në vend nga autoritetet, sidomos ndaj grave për të cilat është kufizuar aksesi në jetën publike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA