Shpërthen mina në Kherson/ Plagosen anëtarët e një familjeje, mes tyre një fëmijë 11 vjeç

14/11/2022 15:16

Një minë ka shpërthyer në Khersonin e sapoçliruar, duke lënë katër anëtarë të një familjeje të plagosur.

Familja prej katër anëtarësh ka qenë duke udhëtuar me makinë kur pajisja shpërtheu, ndërsa nga të plagosurit  më i vogël është fëmija 11 vjeç.

“Terroristët rusë lanë pas shumë mina dhe tela. Ne i kërkojmë pa u lodhur njerëzve që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga udhëtimet në ato rrugë që ende nuk janë kontrolluar nga ekspertët“, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i Zyrës së Presidentit.

Zyrtarët ukrainas javën e kaluar paralajmëruan njerëzit që të mos kthehen në shtëpitë e tyre në rajon, pasi po merren ende masat për ta bërë zonën të sigurt. 

Ata thanë se forcat ruse kishin minuar zonën ndërsa ishin tërhequr nga pjesë të Khersonit, duke përfshirë qytetin. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA