Pensionistja gjobitet £30,000 pasi bllokon kalimin e përbashkët me fqinjen me vazo bimësh pas konfliktit të vjetër (fotot)

14/11/2022 15:31

Një pensioniste britanike përballet me një faturë gjyqësore prej 30,000 pasi bllokoi kalimin e përbashkët me shtëpinë ngjitur me vazo të mëdha lulesh, pas një debati gati 10-vjeçar me fqinjen e saj.

Ish-taksixhia Yvonne Rogers u padit nga fqinja e saj Janice Wright pasi mbushi me bimë gjysmën e saj të kalimit të përbashkët mes 2 shtëpive në qytezën e Portchester, në jug të Britanisë.

Prapa dy shtëpive në rrugën Allenby Grove hyhet me anë të një rruge të vetme makine, dhe secila prej fqinjëve zotëron zyrtarisht gjysmën e rrugës por e përdorin të dyja.

Por zonja e moshuar Wright u ankua për vazot e bimëve të mëdha të vendosura nga fqinja e saj, që i vështirësonin kalimin me karrocën e mbesës së vogël.

Por tashmë pas gati 10 vjet debatesh duket se zonja Rogers përfundoi me disfatë pasi 72 vjecarja përballet me një faturë kostosh ligjore prej 30,000 si dhe një dënim me burg të pezulluar, pasi refuzoi urdhrin e gjykatës për heqjen e vazove.

Zonja Wright u ankua se fqinja kishte nisur të bllokonte rrugicën e përbashkët prej vitit 2012 me vazo lulesh të mëdha si dhe me kazanë mbeturinash.

Në vendimin e tij gjykatësi Michael Berkley tha se Rogers po tentonte të largonte fqinjën e saj nga banesa, me qëllim të blente me qëllim të lirë.

“Ka qenë mjaft stresuese për Wright të jetonte ngjitur me shtëpinë e Rogers”

A akuzuara fillimisht vendosi kazanin plastik të mbeturinave në pjesën e saj të rrugës, duke i shkaktuar vështirësi personale zonjës Wright dhe familjes së saj, “duke u shkaktuar atyre, shqetësim, stres dhe frikë”.

Në gjykatë u tha se debati i gjatë e i hidhur kishte shkaktuar pasoja për shëndetin mendor të zonjës Wright duke përkeqësuar dhe shëndetin e saj të dobët fizik.

Vendimi i plotë i gjykatës do të jepet në fund të vitit ndërsa dënimi me burg për zonjën Rogers është pezulluar prej moshës së saj.

FOTO GALERI
1/6
Një pensioniste britanike përballet me një faturë gjyqësore prej 30,000 pasi bllokoi kalimin e përbashkët me shtëpinë ngjitur me vazo të mëdha lulesh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA