Dhjetra mijëra njerëz marshojnë në Meksikë kundër reformës së propozuar elektorale (fotot)

14/11/2022 19:09

Dhjetra mijëra njerëz marshuan dje në kryeqytetin Mexico City për të denoncuar një reformë të propozuar, për të cilën protestuesit insistonin se çmonton organet e pavarura që organizojnë zgjedhjet në vend.

Protestuesit brohorisnin “Larg duart nga INE,” duke iu referuar Institutit Kombëtar Zgjedhor, teksa marshonin përgjatë bulevardit qendror ‘Paseo de Reforma’ për të kundërshtuar propozimin e presidentit Andres Manuel Lopez Obrador.

“Jemi mbledhur këtu për një qëllim të qartë e të rëndësishëm: Të mbrojmë sistemin elektoral të ndërtuar nga meksikanët për disa gjenerata”, tha ishte kreu elektoral Jose Woldenberg duke folur para turmave në mbyllje të marshimit.

Presidenti Lopez Obrador sugjeron se kërkon reforma pasi organet zgjedhore “kanë rënë pre e manipulimit” kur ai humbi zgjedhjet për presidencën në vitin 2006 e 2012, para se të fitonte në 2018.

Sipas propozimit të tij Instituti zgjedhor do të zëvendësohet nga një organ tjetër me anëtarë të zgjedhur nga parlamenti, dhe me një buxhet më të ulët.

Ndërsa kritikat e propozimit thonë se lëvizja redukton kontrollet demokratike dhe se presidenti po sulmon organet zgjedhore dhe të tjera të pavarura.

Propozimet e tij për amendamentin e kushtetutës kërkojnë mbështetje nga të paktën dy të tretat e parlamentit.

Graciela Aberel, 53 vjeçare mësuese anglishteje, tha se propozimi ishte njëlloj si të lejoje që zgjedhjet të organizohen nga qeveria, siç ndodhte para krijimit të INE në vitin 1990.

“Ai kërkon që të gjitha zgjedhjet të varen nga qeveria, që t’i manipulojë sipas dëshirës dhe të qëndrojë në pushtet” tha Aberel.

Zgjedhjet e ardhshme priten në 2024 në Meksikë, kur të përfundojë mandati gjashtë-vjeçar i Lopez Obrador. Presidentët nëm Meksikë mund të kryejnë vetëm një mandat.

Mes turmave shiheshin pankarta ku shkruhej: “Nuk jam i korruptuar, as nuk shikoj klasat, as racist apo hipokrit”, duke iu referuar epiteteve që përdori presidenti javës që shkoi për të përshkruar ata që do të merrnin pjesë në marshimin opozitar.

N miting ishin prezentë figura të njohura si ish-presidenti Vicente Fox dhe kryetari parlamentit Santiago Creel, anëtarë të opozitës konservatore PAN.

FOTO GALERI
3/5
Presidenti Lopez Obrador sugjeron se kërkon reforma pasi organet zgjedhore “kanë rënë pre e manipulimit kur ai humbi zgjedhjet” në vitin 2006 e 2012, para se të fitonte në 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA