Kur vajza 1.58m e gjatë Brooke Dostillo u përputh me një lojtar basketbolli në një rrjet njohjesh të reja, ajo e dinte që do të ishte i gjatë, por siç rezultoi me vone, nuk ishte përgatitur për atë që do të ishte diferenca e gjatësisë mes çiftit te ri.
Tashmë i dashuri i saj i ri Dylan Painter, është gati 2.25 metra i gjatë, dhe disa thonë se duket si ‘një kullë’ mbi të dashurën e tij.
26 vjecarja Brooke, 26 thotë: “E dija që ishte në një skuadër basketbolli, por nuk e dija sa i gjatë ishte, dhe nuk e dija sa e shkurtër isha vetë”.
“Është e vështirë ta imagjinosh derisa e shikon vetë. Por për mua të gjithë njerëzit më duken të gjatë, kurse atij Dylan i duken të gjithë të shkurtër.”
Brooke e Dylan u njohën në rrjetin e miqësive kur të dy ishin studentë, prandaj nuk e kuptonin diferencën e tyre derisa u takuan personalisht.
Ndërsa kur ishte koha për t’i prezantuar njëri-tjetrin familjeve të tyre, ata u dhanë atyre të gjithë paralajmërimet e mundshme.
Brooke shton: “Familja ime ishte shumë e emocionuar të takoheshin me Dylan dhe e pëlqyen shumë kur e takuan. Ne i kishim paralajmëruar të afërmit për diferencën në gjatësi.”
Por pasi kishim marrë shumë komente dhe interes për gjatësinë mes tyre, çifti nisën ta pasqyronin jetën e tyre në rrjetin online, duke dokumentuar përditshmërinë e të qenit së bashku.
Brooke thotë: “Njerëzit bëjnë komente për gjatësinë tonë edhe kur ecim në rrugë, ashtu si dhe miqtë e familjarët tanë”.
“Komentet janë të tipit ‘Si funksionon kjo?’ ose ‘Sa i gjatë që je, ndërsa kjo është kaq e shkurtër!’”.
Kështu që Brooke thotë se shpejt u bënë të famshëm online.
Ajo tregon: “S’e mendoja kurrë se do të bëhesha e famshme për këtë, i thosha ndonjëherë me shaka atij se mund të bëheshim të famshëm në internet por Dylan nuk më besonte.’
Ndërsa duke folur për problemet e tyre Brooke shton: “Dylan nuk arrinte të futej mirë në makinën time të vjetër, por tani kemi blerë një të re më të madhe”.
“Ai nuk udhëton mirë as në aeroplan dhe gjithmonë duhet të ulet në rreshtin e emergjencës ose në vende me më shumë hapësirë për këmbët”.
Por duke qenë kaq të hapur për jetën e tyre, çifti flet për diferencën ne masat e veshjeve të tyre, ndërsa Brooke thotë se tani nuk shqetësohet më se nuk mund të arrijë raftet e larta në dyqane ose shtëpi.
“Dylan mund të arrijë gjërat e larta për mua në dyqane ose në kuzhinë. Ai është shumë i mirë, nuk mërzitet nga komentet e njerëzve, edhe pse tani që jemi bashkë, ato janë më shumë se kur secili nga ne ishte vetëm”.
Top Channel