Në qendër të Brukselit, afër pallatit monumental të Drejtësisë, është një karikaturë me ngjyra të ndezura, e pikturuar në një pjesë të një ndërtese katërkatëshe.
Në mural është piktuuar qielli blu, ku një oficer policie fluturon mbi një grua ‘topless’ duke bërë banjo dielli, ndërsa një oficer i bardhë shikon një burrë me ngjyrë.
Por disa vendas janë gjithnjë e më të pakëndshëm me këto vepra arti dhe kanë reaguar keq.
“Jam thellësisht e tronditur nga disa prej pikturave murale,” tha një bashkëthemeluese e grupit aktivist feminist, Noms Peut-Être, dhe se nuk ndihej e mirëpritur kur pa imazhe të tilla.
Autoritetet e qytetit kanë dalë me një metodë tjetër, të cilat janë kodet QR pranë muraleve që kalimtarët mund të skanojnë për më shumë informacion.
“Veprat dhe artistët janë pjesë e historisë dhe historia përfshin gjithashtu stereotipe dhe një kontekst të caktuar”, tha këshilltari i qytetit të Brukselit, Arnaud Pinxteren.
Por Iadine Degryse nga Instituti i Studimeve të Brukselit, mendon se kodet QR nuk janë të mjaftueshme. Ajo tha se videot mund të jenë një mënyrë për të plotësuar këtë boshllëk, si pamje historike apo dëshmi nga artistë.
Top Channel