Nuk ka shpëtuar pa tensione dhe incidente protesta e thirrur sot nga opozita.

Pas përfundimit të fjalimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës, qytetarët u ftuan të ndezin qirinj te kryeministria, por aty nisën tensionet.

Pasi thyen kordonin e policisë ata nisën të gjuanin derën e kryeministrisë dhe hodhën bojë në godinë.

Madje forcat policore kanë shoqëruar në komisariat një person i cili po shqelmonte godinën e kryeministrisë.

Ndërkohë një pjesë e paktë në numër kanë ndezur qirinjtë para godinës së kryeministrisë në kujtim të personave të mbetur të vdekur në duart e policisë si Klodian Rasha dhe Lear Kurti.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel