Sali Berisha dhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë bashkë ne protestën e thirrur prej tyre përpara kryeministrisë.

Ata qëndrojnë pranë njëri tjetrit, rrethuar nga deputetë të palës opozitare.

I pari që la selinë blu ishte ish kryeministri Berisha, i cili ndryshe nga herët e tjera, fjalimet politike nuk i bëri për mediat, po la t’i drejtohet protestuesve nga podium i vendosur para kryeministrisë.

Sakaq aleati i tij në opozitë, e konsideroi këtë një ditë të jashtëzakonshme, ndërsa foli për një protestë paqësore.

“Një ditë e jashtëzakonshme. Ju e shikoni sa paqësore është atmosfera. Nuk ka asnjë rëndësi, Rama ka qindra udhëtime me charter vjedh çdo sekondë shqiptarët pa qenë nevoja të jetë në Shqipëri. Është urgjente largimi dhe shporrja e tij.

Si mund të bëhet kjo pyetje për një njeri që ka bërë të kundërtën e çdo premtimi si mund të kesh një raport me një njeri që I ka vënë kazmën demokracisë. Poshtë zyrës së tij dalin fëmijët, prindërit, 105 mijë biznese kanë falimentuar.  Protesta dhe zgjedhje, kjo është një pranverë demokratike që nuk ndalon.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm që ky është vendi I tyre dhe kryeministria parlamenti, e gjithçka u takon atyre. Edhe bashkia shumë shpejt do I kthehet atyre. Nuk jemi të shqetësuar jemi të bindur në mbarëvajtjen e kësaj proteste.”- shpreh Meta.

FOTO GALERI
3/33

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA