Opozita vjen e përgatitur në protestë, përgjegjësit për mbarëvajtjen e tubimit krijojnë kordon para kryeministrisë

12/11/2022 16:24

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një protestë pasditen e sotme në kryeqytet, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tubimi ka nisur rreth orës 16:00 dhe opozita është parapërgatitur për shmangien e incidenteve, ku përgjegjësit për mbarëvajtjen e tubimit kanë krijuar një kordon pranë kryeministrisë.

Gazetarja Elda Menga ka bërë me dije se do të jenë rreth 20 folës, shumica nga shoqëria civile që do të marrin fjalën e tyre në podium. Peshën kryesore të fjalës do ta kenë dy liderët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, Sali Berisha e Ilir Meta.

Protestuesit mbajnë në duar flamurin amerikan, dhe postera të ndryshme me mesazhe kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës.

Top Channel