Një fermer aristokrat ka vdekur në një tragjedi të papritur teksa zbavitej me motor uji në liqenin e tij privat. I ndjeri njihej për pasionin e drejtimit të karrocave me kuaj dhe shihej shpesh me princin britanik Prince Philip.
Homazhe bëheshin sot për 49-vjecarin Ben Turner pasi zhytësit rekuperuan trupin e tij nga liqeni i vogël i Newdigate, në Surrey, në Britaninë qendrore.
Turner, i cili jetonte me partneren e tij Dorking, përshkruhej si një forcë entuziazmi nga miqtë dhe ishte një tifoz i njohur i garave me karroca me kuaj, ku merrte pjesë shpesh princi i ndjerë britanik Philip.
Policia e Surrey tha se po heton vdekjen e Turner, e cila ndodhi pas aksidentit të pasdites së të dielës.
“Për fat të keq trupi i një 49-vjecarit nga Dorking u nxorr nga uji mëngjesin e të hënës. Vdekja nuk konsiderohet si e dyshimtë dhe nuk po kërkohen palë të treta”.
Nuk është ende e qartë nëse Turner ishte vetëm në motorin e ujit apo me të tjerë në liqenin e tij privat, i cili ndodhet pranë aeroportit të Gatwick në Londër.
Zhytësit që gjetën trupin e tij thanë se ai nuk mbante jelekun e sigurisë, edhe pse mund ta ketë humbur gjatë rënies tragjike në ujë.
Në zonën e Rusper, pronari dhe frekuentuesit e bart lokal The Star Inn i bënin homazhe viktimës duke e quajtur “mik i dashur” vdekja e të cilit i kishte “trishtuar shumë”.
Fillimisht zhytësit nuk kishin arritur të lokalizonin trupin e viktimës dhe më pas ishin përdorur grupe speciale me skaner me frekuenca.
Top Channel