Mijëra protestojnë në Berlin për rritjen e kostove të jetesës (video-fotot)

12/11/2022 21:04

Mijëra njerëz demonstruan sot në Berlin me thirrje për kontrollin e çmimev të ushqimeve dhe taksimin e pasurve, përballë kostove në rritje të jetesës.

Demonstruesit marshuan mes kryeqytetit gjerman të drejtuar nga grupe sindikaliste me pankarta ku bëhej thirrje për “Rishpërdarje të pasurisë” dhe taksim te te pasurve.

Në të tjera pankarta kërkohej të viheshin “nevojat e njerëzve përpara përfitimit”, teksa inflacioni ka rritur në mënyrë të papërballueshme çmimet e energjisë dhe ushqimeve ne vend.

Te intervistuarit thane se rritja e çmimeve po godet si buxhetet familjare dhe ato të industrisë, në ekonominë më të madhe të eurozonës.

“Të rinjtë nuk kanë të ardhme. Në këtë krizë ku jemi nuk dimë si të paguajmë ushqimin. Unë jetoj ende me prindërit dhe nuk dal dot më vete sepse nuk mund të paguaj banesën”, tha protestuesja Sascha për AFP.

Demonstruesi Toni Michels tha se nuk kishte besim te qeveria dhe te ‘zgjidhjet’ e saj afatshkrutra.

“Përse nuk anullojnë përfitimet e ekzagjeruara të kompanive, siç kanë bërë disa vende në Evropë. Gjermania është një nga vendet më të industrializuara dhe nuk mud të kalojë këtë situatë”.

“Po na ofrohen vetëm zgjidhje afatshkurtra, pseudo-zgjidhje  që nuk sjellin një rishpërndarje afatgjatë”, ankohej Michels.

Demonstruesi Karl, tha: “Përse nuk vendosin një takse të vetme të aseteve, instrumente si këto duhet të aplikohen për të shmangar mjerimin më të keq të shumicës”.

FOTO GALERI
1/4
"Ata kane para per lufte por jo per te ushqyer te varfrit"

Top Channel