Egjiptologët ‘kolonialë’ britanikë besonin se procesi mumifikimit të të vdekurve kishte si qëllim vetëm ruajtjen e trupit pas vdekjes. Por prova të reja sugjerojnë se kjo kishte më shumë të bënte me inicjimin e kthimit të trupit te fisnikeve në një “entitet hyjnor”.
Mumjet egjiptiane, të cilat kanë qenë prej kohësh objekt mahnitjeje nga shkencëtarët modernë, dukej se na lidhin ne me të kaluarën prej përpjekjes për të ruajtur formën njerëzore. Por me sa duket kjo nuk është arsyeja e vërtetë e procesit të gjatë e të komplikuar, siç tregohet në një ekzibicion të ri madhor në Britani.
Kjo teknikë ishte në fakt për të transformuar personat e lartë të vdekur, në një formë të përshtatshme për t’u pranuar nga Zotat, sipas së cilës me ruajtjen e tipareve individuale, mumifikimi i jepte të zotit të varrit një formulë hyjnore.
“Idea që kemi trashëguar nga studiuesit viktoriane (të shekullit të 19-të) është se kjo bëhej për të quajtur trupin e vdekur sikur të ishte në jetë, por nuk duket se është kështu”, thotë Campbell Price, egjiptologu, autori i librit të ekzibicionit. “Ne tashmë besojmë se ata kërkoni të drejtonin të shquarit e tyre drejt një statusi hyjnor”.
Price dhe kuratorët kanë ftuar publikun të ekzaminojë vetë provat teksa Mumjet e Arta të Egjiptit të vijnë për t’u shfaqur në ekzibicionin e Muzeumit të Manchester, i cili hapet më 18 shkurt, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Në të do të shfaqen tetë mumje dhe më shumë se 100 objekte të lashta shoqëruese, të cilat janë shfaqur në vende të tjera dhe do të kthehen në Manchester, për të theksuar interpetimin e ri të purifikimit të lashtë të kufomave fisnike, lyerjen dhe mbështjelljen në mumje.
“Ne duhet ë imagjinojmë një kohë kur nuk ekzistonin imazhet fotografike, madje dhe pasqyrat ishin shumë të pakta, këshut që njerëzit nuk e njihnin pamjen e tyre”, tha Price.
Price është një anëtar aktiv i Shoqërisë Britanike të Eksplorimit të Egjiptit, e cila është themeluar në 1882, por tani po sfidon qasjen e vjetër celebratore të origjinës së mumjeve.
Dhe duke respektuar domethënien spiritualë të supozuar të mumjeve apo përmbajtjeve të tjera të tumave të lashta, ekzibicioni thotë se nuk do të paraqesë skanime me reze apo analiza dixhitale të fytyrës së trupave.
“Skanimi më i fundit që do të paraqitet është ai i arkeologut të shekullit të 17-të Flinders Petrie, i cili ka bërë matjet e kafkave për të parë nëse ato përputheshin me masën e sotme njerëzore. Kjo është tipi i egjiptologjisë nga i cili po distancohemi”, përfundoi Price.
Top Channel