Donald Trump pikaset ‘i ngrysur’ në provat e dasmës së të bijës Tiffany (fotot)

12/11/2022 17:00

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është parë dje disi fytyrëngrysur në prova e ceremonsië së dasmes se bijës së tij Tiffany pranë rezidencës në Mar-a-Lago, Florida.

76-vjeçari anti-demokrat mbante një kostum blu pa kollare, teksa ecte qetësisht duke shoqëruar 29 vjeçaren Tiffany drejt altarit një ditë para dasmës së vërtetë.

Në një moment Trump, duket se shikon së largu në distancë, pa vënë re të bijën dhe dhëndrin e tij të pritur.

Bija e tij Tiffany po martohet me trashëgimtarin milioner Michael Boulos në një ceremoni luksoze të shtunën.

Dasma duket se do të jetë kulmi i një jave të ngarkuar në rezortin Palm Beach ku u mbajt një mbrëmje me shumë të ftuar natën e zgjedhjeve.

Por festa duket se ishte shuar shpejt prej dështimit në fitoren e madhe të pritur nga republikanët.

“Trump ishte aty në një humor të mirë, por kjo u përkeqësua gjatë natës dhe më pas ai u largua i zemëruar”, tha një burim.

“Ai u mërzit nga humbja e Dr. [Mehmet] Oz në garën e Seantit në Pennsylvania”, shton burimi duke thënë se Trump nuk kishte thënë as “natën e mirë”.

Më pas Trump dënonte në rrjetet sociale konkurrentin e tij kryesor republikan, guvernatorin e Florida, duke thënë se DeSantis nuk duhet të kandidojë në 2024 pasi sipas tij është një “republikan mesatar, që ka vetëm një grup të mire për ‘marrdhëniet me publikun’”.

FOTO GALERI
4/6
Në një moment Trump, duket se shikon së largu në distancë, pa vënë re të bijën dhe dhëndrin e tij të pritur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA