Shtimi i numrit të emigrantëve të paligjshëm dhe kontributi që Shqipëria e Serbia kanë pasur në vërshimin e tyre në BE përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor, i ka dhënë jetë zërave të një pezullimi të mundshëm të udhëtimit pa viza nga dy vendet prej Presidencës Çeke deri në fund të këtij viti.

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hipper e bëri të qartë se çfarë pret Brukseli nga Tirana dhe Beogradi.

“Ne punojmë ngushtë me Serbinë dhe partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Siç u theksua nga Komisioni në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, muajin e kaluar, është thelbësore që partnerët e BP të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me atë të BE-së për të siguruar një migrim të menaxhuar mirë. Serbia pritet të përafrohet plotësisht me politikën e vizave të BE. Serbia është zotuar të marrë masa të shpejta dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër. Komisioni po monitoron dhe ka theksuar nevojën e harmonizimit të plotë të strategjisë së vizave nga Ballkani Perëndimor në kontekstin e Raporteve të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, Raporteve të Zgjerimit dhe takimeve të rregullta të Nënkomisioneve për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme”, tha Anita Hipper, zëdhënëse e KE për DW.

Hipper theksoi se nevojitet një vigjilencë e shtuar duke pasur parasysh ardhjet në vendet anëtare të BE-së përgjatë kësaj rruge.

Ajo insistoi se Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në si pjesë e politikës së zgjerimit.

Komisioni e ka ndjekur këtë çështje në raportin e tij vjetor për paketën e zgjerimit dhe mekanizmin e pezullimit të vizave.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta