Protesta/ Berisha: Qytetarët do të njihen me alternativën anti-krizë, policia mos të revoltojë protestuesit

11/11/2022 12:32

Një ditë para protestës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference për media , ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë.

Berisha u shpreh se qytetarët nesër do të njihen me do të njihen me alternativën anti-krizë të opozitës dhe PD-së.

“Zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po arrin kulmin, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në ora 16:00 si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet siç është sjellë me ta, për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të gjitha kohërave për të vjedhur, për t’i varfëruar e për t’i mjeruar ata, për të mos pranuar kurrë më tej një armik të qënies së tyre që po i përzë e po i dëbon çdo ditë nga Shqipëria, që ka shndërruar dheun e tyre në një. Një armik i egër i opozitës, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën, shqiptarët e shofin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku përdor ky njeri për opozitën. Shqiptarët kuptojnë se ky ka psikologjinë e xhelatit, të gjitha këto janë temat e protestës, qytetarët do të njihen me alternativën anti-krizë të opozitës dhe PD-së. Ftoj çdo shqiptar, demokrat, pa parti, anëtarë të partive opozitare e socialist që janë më afër ,e ne se me sektin e rilindjes. Të çelim një lëvizje të fuqishme që ka si synim përmbysjen e regjimit anti-shqiptar dhe rikthimin e Shqipërisë në standarte demokratike, ndëshkimin e pasurive e fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar, që synimet për shqiptarët të mos merren në asnjë vend tjetër përveç se në Tiranë, të largojmë një anti-shqiptar sa më parë nga pushteti. Protesta dhe sirenat e zemërimit po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit, ndaj dhe shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që do të mbushin nesër rrugët e Tiranës. Rroftë protesta. I verbuar nga vjedhje, I pangopur, Edi Rama nuk ka të ndalur. Ju e morët vesh mega aferën shumëmiliardëshe të portit të Durrësit, që vetëm me truallin kushton minimum tre miliardë euro. Mega aferë në të cilën ndërtimi Dubai parajsa e Ramës shkon 4 mld euro. Të gjitha këto nga një kompani, 60% e të cilës nuk dihet asnjë akisoner, është top sekret se të gjitha janë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Kësaj bande që I është vërsulur me tërbim pasurisë së këtij populli. Në këtë mega aferë Ram I ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik, ku ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera, ka përdorur skemë identike me Lukashenkonme vëllezërit Karriç, ai ka shkelmuar në mënyrë flagrante nenet e marrëveshjes së stabilizim asociimit të BE-së. Komisioni I transportit të E-së e a përcaktuar portin e Durrësit si një nga dy portet kryesorë strategjike në rajon, Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n ën këtë aferë. Ai nuk njeh kufij për të vjedhur vendin e tij. Pra mega afera e Portit të Durrësit është më e madhja në Europë. PD-ja ka përgatitur materialin për në Gjk, Edi Rama përpiqet të shtypë opozitën por nuk do të arrijë kurrë. Opozita është sot më e fuqishme se kurrë. Do të përballesh me opozitën, do të përballesh me popullin, kjo është e pandryshueshme. Dil e thuaj ç’të duash por përballjes me opozitën e me popullin nuk I shpëton dot.”- u shpreh Berisha.

Kryedemokrati gjithashtu ka përcjellë edhe një mesazh për policinë e shtetit, ku ka thënë se nuk duhet të revoltohen protestuesit nga uniformat blu, pasi ata vijnë mjaft të provokuar nga një njeri që po i dëbon fëmijët e plaçkit çdo ditë.

“Mesazhi im për policinë e shtetit është të mos revoltojnë protestuesit, ata vijnë në të drejtat e tyre kushtetuese të provokuar në shkallen më të lartë nga një njeri që po i dëbon fëmijët e po i vjedh e plaçkit çdo ditë. Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Ramës. Ka kushtetutë, protestuesit janë fuqia e vendit, mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli opozitar, ai nesër është sovrani i Shqipërisë.“- tha Berisha.

Top Channel