PD çon në Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit, Byklykbashi: Megaafera më e madhe korruptive

11/11/2022 12:00

PD dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë e marrëveshjes për Portin e Durrësit.

Deputeti Oerd Bylykbashi  e konsideroi këtë megaaferën më të madhe korruptive në vend.

“Padi kundër megaaferës korruptive. Qeveria të bëjë detyrën e saj që është zbatimi I Kushtetutës që të mbrojë interesat publike dhe jo private. Transformimi dhe degradimi I kësaj mënyre qeverisje nga një ekonomi që bazohet tek gara e tek transparenca dhe rrëshkitja tek dhënia me koncesione individësh kompanish pa marrë parasysh kërkesën e Kushtetutës, mund ta bëjë vetëm një individ që ka centralizuar të gjitha pushtetet. Është një aset në aspektin ekonomik dhe sigurisë, ka qenë një themel për një qyetet 3 mijë vjeçar nuk mund t’i merret qytetarëve të Shqipërisë, nuk mundet që megaafera më e madhe korruptive të jetë simboli i mënyrës së qeverisjes, këtë PD nuk do ta lejojë”, tha Bylykbashi.

 

Top Channel