Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
Një oficer policie në Koren e Jugut që po hetohej për shtypjen tragjike të natës së Halloween në Seul, është gjetur i vdekur në shtëpi, në një vetëvrasje të dyshuar.
55-vjeçari i identifikuar si Inspektor Jeong, ishte oficer i inteligjencës që punonte me policinë lokale.
Jeong ishte i dyshuar për përgjegjësi në mungesën e reagimit të policisë para tragjedisë ku tragjikisht vdiqën 156 njerëz, kryesisht të rinj, dhe u plagosën 196.
Ai ishte pezulluar më herët nga puna me akuza të fshehjes së deshtimeve të kolegëve në reagimin ndaj tragjedisë.
Jeong akuzohej se kishte urdhëruar kolegët të zhduknin një raport të inteligjencës të shkruar para tragjedisë së eventit të Halloween – ku paralajmërohej për mundësinë e aksidenteve serioze, siç në fakt edhe ndodhi tragjikisht.
Mediat thanë se një familjar kishte gjetur oficerin në mesditën e djeshme në shtëpinë në veri të Seul teksa policia tha se ende po heton rrethanat e vdekjes.
Shumica e atyre që u vranë natën e 29 tetorit kishin dalë në rrugët e ngushta të qendrës së Seul, ku një numër prej 100,000 festuesish ishin përqendruar në zonën me rruge te ngushta Itaevon.
Telefonatat e para për ndihmë ndaj policisë nga Itaevon erdhën rreth orës lokale 18:34 rreth tre orë pas tragjedisë së shtypjes vrasëse, në një prej rrugicave të kalldrëmta.
Autoritetet thanë se 137 oficerë policie ishin në detyrë në terren në Itaezon, të cilët nuk mund të krahasoheshin me dhjetra mijëra njerëz që kishin vërshuar në zonë.
Prindërit dhe të afërmit e viktimave kanë kërkuar llogari reagimin e policisë së Seul natën e tragjedisë dhe për përgatitjen e tyre para eventeve të mëdha në zonën e jetës së natës, Itaevon.
Shumë koeranë thonë se tashmë ndjehen të braktisur nga autoritetet.
Më 5 nëntor një protestë madhore dhe homazh u mbajt në sheshin kryesor të qytetit, ku u kërkua dorëheqja e qeverisë për dështimet.
Top Channel