Në vizitën e tij në Romë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryebashkiakun e kryeqytetit italian, Roberto Gualtieri.
Në një postim në Tëitter, Veliaj shkruan se me Gualtierin u ra dakord të punohet bashkërisht për të afruar edhe më shumë Tiranën dhe Romën.
“Pas takimit emocionues me Papa Françeskun, pata një takim vëllazëror me kryebashkiakun e Romës, Roberto Gualtieri! Kemi kujtime të shkëlqyera nga triumfi i ASRoma në finalen e UEFA Europa Conference League dhe do të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë qytetet tona”, thekson Veliaj.
Veliaj ishte i ftuar në Vatikan nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.
Top Channel