U regjistrua duke sharë konkurentët, anëtari i jurisë i Britain’s Got Talent kërkon falje

10/11/2022 14:39

Anëtari i jurisë i Britain’s Got Talent, David Walliams bëri komente fyese  dhe seksuale për konkurentet gjatë regjistrimit të një episodi të shfaqjes ITV, sipas një transkripti të zbuluar.

Walliams, një nga personazhet më të njohur të televizionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe autorët e librave për fëmijë, u regjistrua duke iu referuar disa konkurenteve në gjyhë fyese në regjistrimin e një audicioni në janar 2020.

Dy nga incidentet e kapur në transcript ishin ndaj një të moshuari dhe një vazje, të cilët pasi kanë dalë nga skena Walliams i ka etiketuar apo ka dhënë komente fyese seksuale.

Avokatët e Walliams dhe Thames TV, kompania e prodhimit që qëndron pas Britain’s Got Talent, argumentuan se komentet ishin pjesë e një bisede private që nuk ishte menduar kurrë për t’u transmetuar.

Komentet e tij u kapën nga mikrofonat e përdorur për të kapur diskutimet mes gjyqtarëve kur ata janë ulur në tryezën e tyre në qendër të auditorit.

Në një deklaratë, Walliams tha: “Unë do të doja t’u kërkoja falje njerëzve për të cilët bëra komente mosrespektuese gjatë pushimeve në xhirimet e Britain’s Got Talent në vitin 2020. Këto ishin biseda private dhe si shumica e bisedave me miqtë nuk synoheshin kurrë të ndaheshin. Sidoqoftë, më vjen keq.”

Një zëdhënës i Thames tha se edhe pse kompania e prodhimit i konsideroi komentet e Walliams si private, gjuha e tij ishte “e papërshtatshme”. Komentet e Walliams ishin të vetmet raste të komenteve nënçmuese për konkurrentët në transkriptet e zbuluara nga tre episode që u shqyrtuan nga Guardian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA