Tufa e elefantëve fle me orë të tëra pasi pi pijen alkoolike të fshatit indian (fotot)

10/11/2022 17:51

Fshatarët shkuan në pyllin panë fshatit Odisha për të përgatitur pijen vendase me mahua, por gjetën fuçitë e hapura dhe lëngun e fermentuar që ishte zhdukur. Më pas ata panë elefantët në gjumë të thellë pasi kishin konsumuar pijen thuajse alkoolike.

Të paktën 24 elefantë besohet se kanë shijuar pijen tradicionale alkoolike ‘mahua’, dhe u detyruan të flinin për orë të tëra në pyll prej intoksikimit alkoolik.

Njerëzit e fshatit shkuan në pyll për të përgatitur lëngun por panë se elefantët e kishin mbaruar ujin e fermentuar me bimë e lule të ndryshme, dhe kishin rënë në gjumë të thellë.

Fshatarët pranë pyllit Shilipada panë një total prej 24 elefantësh në dukje të dehur, që flinin pranë vendit ku lulet mahua po mbaheshin në enët e mëdha të fermentimit.

“Ne shkuma në xhungël në 6 të mëngjesit dhe gjetëm elefantët në gjumë të thellë, ata kishin pirë ujin e fermentuar dhe ishin dehur”, tha banori vendas Naria Sethi.

“Lëngu ishte i papërpunuar. Ne u përpoqën t’i zgjonim kafshët por nuk ia dolëm, pastaj informuam autoritetet e pyjeve”, shtoi ai.

Zyrtarët pyjorë të Patana përdorën daulle për të zgjuar elefantët, të cilët me përtesë u zhvendosën më thellë në pyll, tha zyrtari Ghasiram Patra.

Por ai shtonte se nuk ishte i sigurtë nëse kafshët gjigante ishin dehur apo thjesht po çlodheshin aty.

Fshatarët nga ana tjetër insistonin se elefantët ishin dehur pasi kishin pirë lëngun e tyre ‘mahua’ dhe flinin në gjendje të intoksikuar në vende të ndryshme në pyll.

FOTO GALERI
2/2
Fjatja ne tufe e elefanteve eshte nje fenomen i zakonshem

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA