![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/FFFFF_sd-2-800x450.jpg)
Erling Haaland pritet të bëhet shumë shpejt futbollisti më i pasur në botë, duke parakaluar emra si Messi e Ronaldo, që prej vitesh mbajnë kryesimin në një listë të tillë.
Darwin Núñez ishte një nga blerjet më të shtrenjta të merkatos së verës. Sulmuesi 23-vjeçar uruguaian i ka kushtuar Liverpoolit 75 milionë euro plus 25 në formë bonusesh.
Deri tani ka shënuar 7 gola për “The Reds” në të gjitha kompeticionet, duke qenë nga sulmuesit kryesorë në formacionin e Jurgen Kloppit.
Sipas Optas, uruguaiani ka mesatarisht 6.2 gjuajtje për çdo 90 minuta (ndeshje) në Premier League, që mesatarja më e lartë e regjistruar nga një lojtar në një sezon të vetëm në këtë kompeticion (minimumi 500 minuta të luajtura)./ Super Sport
Top Channel