Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj ish-bosit të kriptomonedhave Faruk Ozer

10/11/2022 14:07

Vijon shtyrja e seancave gjyqësore në ngarkim të të shumëkërkuarit turk Faruk Ozer.

Bosi i kriptomonedhave i akuzuar për mashtrim në vendin e tij  e kundërshton ekstradimin.

Mendohet se ky është shkaku që në çdo seancë avokatët gjejnë arsye për të kërkuar shtyrjen e procesit. Këtë herë mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.

Avokati ka bërë dy kërkesa që nuk janë pranuar nga gjykata. Kjo ka qenë arsyeja që avokati ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.

Nëse kërkesa për përjashtim do të bëhet me shkrim brenda datës 14 nëntor, atëherë do të vendosë gjykata për përjasjtimin ose jo të Elis Dine si gjyqtar i çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA